Pastrimi i shtëpisë zakonisht konsiston me pastrimin e dyshemesë apo edhe banjos, por disa i kushtojnë rëndësi edhe detajeve të vogla, sikurse radiatorët apo edhe llambat. Por për ta kuptuar se sa e pastër është shtëpia juaj, ju duhet t’i kushtoni rëndësi këtyre detajeve.

1.Sipërfaqet e kuzhinës duken të reja nëse i pastroni ato vazhdimisht posa të gatuani.

2.Pajisjet e kuzhinës duhet të pastrohen mirë në mënyrë që njollat ​​të mos mbesin aty përgjithmonë.

3.Sfungjerët e pastrimit duhet të zëvendësohen çdo javë dhe të thahen.

4.Peshqirët, dorezat e furrës dhe tekstilet e tjera duhet të zëvendësohen një herë në javë.

5. Fundi i tiganëve dhe enëve të gatimit do të jetë gjithmonë i pastër nëse i lani menjëherë pasi t’i përdorni.

6. Divanet, kolltuqet dhe këllëfet e jastëkëve duhet të lahen të paktën 2 herë në vit.

7.Kushtoni rëndësi kornizave të fotografive dhe pikturave në mur, grumbullojnë shumë pluhur.

8.Shporta e rrobave duhet të ketë një kapak në mënyrë që rrobat e papastërta të mos shihen.

9.Pjesa e gomës në derën e rrobalarëses mund t’ju befasojë me gjëra të papritura. Nëse e pastroni shpesh, mund t’i shmangni surprizat e tilla./21Media