Për të patur një lidhje të lumtur shpeshherë nuk vendosin vetë partnerët, por edhe yjet pasi jo gjithmonë të gjitha shenjat përputhen me njëra-tjetrën. Dhe këtë Demi e di më së miri nga të gjithë. Në artikullin e mëposhtëm do ju njohim me tre përzgjedhjet e dashurisë më të mira që mund të bëni nëse jeni Dem:

1.Ju jeni Demi dhe ai Dashi: Ky është ndër kombinimet më ideale të horoskopit, pasi këto dy përmbushin më së miri njëri-tjetrin. Dashit i pëlqen të ndërmarrë shumë rreziqe, kurse Demi e bën vete me qëndrueshmërinë e tij. Kurajoja dhe dinamizmi i tij shkrihet më së miri me ekuilibrin dhe karakterin e fortë të Demit.

2.Ju jeni Demi dhe ai Binjakët: Lidhja juaj është delikate, por nëse bëni të pamundurën për të qenë bashkë marrëdhënia juaj është e destinuar të ketë fund të lumtur. Meshkujt Binjakë e kanë të vështirë të angazhohen, ndaj është detyra juaj që t’ia mbushni mendjen. Për fat të mirë nuk është shumë e vështirë kjo gjë pasi Binjakët e dashuruar do të bënin gjithçka për të kënaqur partnerët. Sakaq Demi i ofron gjithë dashurinë, pasionin dhe mbështetjen për të cilën kanë nevojë.

3.Ju jeni Demi dhe ai Luani: Ky është kombinimi më sfidues që mund t’ju revervonin yjet, por ndryshe nga ç’mund të mendoni lidhja mes jush ka të gjitha mundësitë që të funksionojë. Çdo gjë varet nga vullneti i të dyve. Të dy. sipas Living, keni personalitet të fortë dhe kjo krijon shpeshherë debate në çift, por dini si të gjeni rrugën e paqes. Demave nuk u pëlqen të drejtohen nga askush dhe duan të marrin gjithmonë vendimet vetë, Luanët nga ana tjetër janë gjithashtu kokëfortë. Por, marrëdhënia mes tyre është ndër më të suksesshmet.