Janë konfirmuar sonte tetë skuadrat e para që marrin rrugën drejt fazës së eliminimeve direkte të garës më të fortë evropiane në futboll në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.

Nga 16 ekipet sa bënin pjesë në grupet E,F,G dhe H, tetë prej tyre siguran kualifikimin më tutje.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar ndërmjet RB Leipzigut dhe Manchester United, në fund kualifikimin e siguroi skuadra gjermane me rezultat 3-2. Nga ana tjetër, Juventusi e mposhti lehtësisht Barcelonën me rezultat 0-4 dhe ia mori vendin e parë në grup.

Ndërkohë është ndërprerë ndeshja ndërmjet Paris – Saint – Germain dhe Basaksehirit, por që rezultati i saj nuk ndikon në renditjen e Grupit H.

Këto janë tetë skuadrat që kalojnë në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve:

Chelsea

Sevilla

Borussia Dortmund

Lazio

Juventus

Barcelona

RB Leipzig

Paris-Saint-Germain.