Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar veror ku klubet evropiane mund të blinin dhe shisnin lojtarë varësisht nga nevojat e tyre për të pasur një skuadër sa më kompakte për edicionin garues 2020/21.

Por, disa skuadra realizuan disa goditje mjaftë cilësore duke i shfrytëzuar orët dhe minutat e fundit të afatit kalimtar.

Më poshtë janë transferimet që u konkretizuan gjatë ditës së djeshme:

1. Alex Telles, nga Porto te Manchester United

2. Federico Chiesa, nga Fiorentina te Juventusi

3. Kluivert, nga Roma te RB Leipzig

4. Douglas Costa, nga Juventusi te Bayern Mynich

5. Rafinha, nga Barcelona te PSG

6.Thomas Partey, nga Atletico Madridi te Arsenali

7. Edinson Cavani si agjent i lirë te Manchester United

8. Smailing, nga Manchester United te Roma

9. Theo Walcott, nga Evertoni te Southamptoni

10. Amad Diallo, nga Atalanta te Manchester United.