Xhiroja e 29-të e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera pas atyre të zhvilluara dje.

Drita dhe Ballkani që vazhdojnë të jenë në një luftë të ashpër për titull sot nuk do të kenë aspak punë të lehtë.

Ballkani e viziton Feronikelin e vendit të shtatë, kurse Drita do të luajë si mysafire e Trepçës 89.

Të dy këto ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.