Këto janë masat lehtësuese për bujqit gjatë periudhës me koronavirus

Mundësi qarkullimi për bujqit në periudhën me COVID-19

Tashmë kur bujqit janë në kulmin e veprimtarisë së tyre janë krijuar mundësitë e punës për ta.

Ministria e Bujqësisë njofton se masat lehtësuese do të vlejnë për bujqit si në vijim:

– Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.
– Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit;
ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar;
iii. Letërnjoftimin.
– Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë”, i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së ëëë.mbpzhr-ks.net. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
i. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës;
ii. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar;
iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;
iv. Letërnjoftimin personal të tyre;
– Kemi përfshirë NACE kodet për leje pune për të gjitha bizneset e zinxhirit të kultivimit, grumbullimit, përpunimit, të ushqimit, etj.

Për shkak të parandalimit të COVD-19 me vendimin e Qeverisë nga nesër qytetarët e Kosovës mbi moshën 16 vjec do të jenë të lirë të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në ditë. Ky orar do të përcaktohet në bazë të numrit personal të letërnjoftimit./21Media

Back to top button