Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka fituar zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Bulliqi ka fituar me 51.64% të votave. Kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari ka marrë 35.97%, ndërsa, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 12.40%.

Në 20 vjetët e fundit, është hera e parë që LDK ka humbur zgjedhjet lokale në Podujevë.

Ndërsa, në zgjedhjet për të parin e komunës së Mitrovicës së Veriut ka fituar Lista Serbe me 89.86%, pasuar nga Vetëvendosje me 3.68% dhe PDK me 3.54%.