Këto janë simptomat që shfaqen pas marrjes së vaksinës antiCovid

Drejtori i Shëbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi sonte tregoi se cilat janë simptomat normale pas marrjes së vaksinës antiCovid.
Krasniqi në “Click” të RTV21 tha se një nga shenjat është dhimbjadhe skuqja në vendin ku është dhënë vaksina, por tha se mund të ketë edhe shenja të përgjithshme.
Një nga simptomat normale pas marrjes së vaksinës, ai përmendi temperaturën. “Mund të shkojë deri në 37.5 gradë, eventualisht 38 gradë”, tha Krasniqi, i cili përmendi edhe simptomat e tjera që mund t’i kenë personat pas marrjes së vaksinës, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, më 15 qershor, në Kosovë ka nisur vaksinimi masiv kundër Covid-19./21Media

Back to top button