Superliga e Shqipërisë do të rikthehet sot me tri ndeshje në kuadër të programit për ditën e shtunë.

Apolonia Fier do të presë Laçin në shtëpi, Kastrioti është mysafirë i klubit Tirana dhe Skënderbeu do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Partizanit.

Pas 14 xhirosh, tabela e Superligës kryesohet nga skuadra e Vllaznisë, e cila ka nëntë pikë më shumë se vendi i dytë Teuta, kurse Top 3 e mbyll Partizani me gjithsej 20 pikë.

Tri vendet e fundit në tabelë iu takojnë skuadrave Bylis, Skënderbeu dhe Apolonia Fier. Bylis pozicionohet në vendin e tetë në tabelë me 12 pikë, Skënderbeu gjendet në pozitën e nëntë me 10 pikë dhe Apolonia Fier në vendin e fundit, respektivisht në të 10 me gjithsej nëntë pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:45 Apolonia Fier (10) – Laçi (4) (Stadiumi Loni Papuçiu)

13:45 KF Tirana (5) – Kastrioti (6) (Stadiumi Selman Stërmasi)

13:45 Skënderbeu (9) – Partizani (3) (Stadiumi i Skënderbeut).