Gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime në ndrrimin e gypit të ujit në rrugën ” Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU “Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm, njofton Ujësjellësi.

Ata njoftojnë tutje konsumatorët e rrugës ” Haxhi Zeka” dhe rrugët përreth deri në lagjen Kolovica, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00./21Media