Niveli i ulët i vetëvlerësimit është diçka me të cilën skush nuk do të duhej të përballej. Jo vetëm që nuk ju lejon të shijoni jetën, mund t’ju sjellë edhe probleme sikurse depresioni dhe ankthi, sipas specialistëve.

1.Nuk i pranoni komplimentet

Modestia është vërtet gjë e mirë, por duhet të dini se sa duhet të jeni modest. Nëse jeni shumë modest, nënkupton se ju nuk besoni shumë te vetja. Duhet ta kuptoni se kur duhet ta pranoni se keni kryer një punë të shkëlqyer. Për më shumë, një studim thotë se krenaria ka kuptim evolucionar, dhe paraardhësve tanë u duhej dikush që t’i vlerësonte në kohë të vështira.

2.E konsideroni veten njeri të zakonshëm

Sjellja tipike e një personi që nuk e vlerëson veten mjaftueshëm është që nuk beson se ai vlen shumë. Ky person mendon se nuk është i aftë mjaftueshëm, dhe nëse e kryen një punë me sukses, vlerëson se ishte punë e lehtë.

3.Mendoni se të tjerët i vërejnë vetëm të metat tua dhe të gjykojnë

Një person me nivel të ulët të vetëvlerësimit e kritikon veten vazhdimisht. Po ashtu mendon se të tjerët e shohin vetëm anën e tij të keqe dhe qeshin me të, ndonëse kjo aspak s’mund të jetë e vërtetë.

4.Gjithmonë i referoheni mendimeve të të tjerëve

Një shenjë që tregon se ju keni mungesë vetëbesimi është edhe frika për ta shprehur mendimin tuaj. Më lehtë i referoheni mendimit të dikujt tjetër, meqë sipas jush ata janë persona më autoritativ dhe i konsideroni më të vlefshëm sesa veten.

5.E krahasoni veten me të tjerët

Nëse vazhdimisht mendoni se dikush tjetër është më i mirë se ju, duhet të punoni me veten. Psikologët sygjerojnë se duhet të ndaloni krahasimin e vetes me të tjerët, jo vetëm që këto krahasime ju shkatërrojnë, por edhe bazohen në supozime të rreme.

6.Ju kurrë s’provoni gjëra të reja sepse i frikësoheni dështimit

Njerëzit me nivel të ulët të vetëbesimit kanë frikë nga dështimi, dhe kjo është arsyeja që i ndalon ata të provojnë diçka të re. Këta njerëz janë shumë sensitiv dhe dështimi ua ul edhe më tepër vetëbesimin./21Media