Kokëdhimbja shkaktohet nga shumë arsye, stresi, tensioni i lartë, lëndimi, madje edhe moti mund të ndikojë. Po ashtu edhe mënyra se si i kapni flokët mund të jetë faktor i madh që ju shkakton dhimbje koke. Disa stile të flokëve që bëjnë presion në kokën tuaj mund të shkaktojnë dhimbje.

Nën folikulat e flokëve tuaj dhe në kokën tuaj ka nerva shumë të ndjeshëm që mund të ndiejnë dhimbjen. Ky stil i flokëve mund të shkaktojë një ndjesi shtrëngimi në nerva përnjëherë, gjë që mund të rezultojë me dhimbje koke.

Njerëzit që mbajnë shirita në kokë, mund të kenë po ashtu dhimbje koke. Konsiderohet si presion i jashtëm dhe shkaktohet kur diçka që keni vendosur në kokë, shkakton presion në kokën tuaj.

Kjo lloj dhimbje koke shpesh përshkruhet si presion i moderuar, i vazhdueshëm dhe dëmton më së shumti zonën ku objekti po e shtyp kokën tuaj.

Edhe gërshtetat mund të shkaktojnë presion të jashtëm në kokën tuaj, çka mund të rezultojë me dhimbje koke. Ekspertët mjekësor besojnë se disa njerëz kanë dhimbje koke për shkak të presionit të jashtëm, më shumë se të tjerët.

Edhe shtesat e flokëve mund t’ju sjellin dhimbje të madhe të kokës. Për dallim nga çdo stil tjetër i flokëve, zgjatjet e flokëve vazhdimisht përdoren nga gratë, duke rezultuar me presion të vazhdueshëm në kokë./21Media