Gjatë muajit mars, Dielli do të jetë në konstelacionin e Peshqve, që do të thotë se emocionet tona do të jenë më të forta. Ne të gjithë do të jemi të ndjeshëm, veçanërisht më 10 Mars, kur Dielli do të bashkojë forcat me planetin Neptun.

Këto tri shenja të Zodiakut do të ndiejnë tensionin më të madh gjatë këtij muaji.

Demi: Do të zbuloni disa të vërteta personale

Do të ndjeni disa emocione të rënda. Është më mirë të mos ikësh prej tyre, por t’i pranosh ato. Lërini të vijnë e të shkojnë. Ju keni nevojë për të shëruar plagët e vjetra. Do të ndiheni më mirë kur së pari të pranoni dhe më pas të shprehni emocionet tuaja.

Luani: Ju pret një periudhë intensive

Ju do të bëheni të vetëdijshëm për gjërat që duhet të ndryshoni në jetën tuaj, dhe veçanërisht zakonet tuaja jo shumë të mira. Kjo është një periudhë e rimendimit të thellë. Nuk do të jetë e lehtë për ju të vendosni, por ndryshimet janë të nevojshme për ju.

Bricjapi: Do të zgjidhni problemet që ju shqetësojnë prej kohësh

Është koha të merremi me disa tema të ndjeshme. E vetmja mënyrë për të zgjidhur atë që ju shqetëson është të bëni një bisedë të hapur për gjithçka. Probleme do të ketë edhe në familje, por do t’i zgjidhni me një komunikim të sinqertë.