Me kalimin e viteve trupi fillon dhe humbet elasticitetin dhe masën muskulore të tij, kështu fillojnë të shfaqen shumë probleme të lidhura me lëkurën. Një nga problemet më të hasura te gratë dhe vajzat është pikërisht celuliti, që ndryshe njihet si lëkura e portokallit. Edhe pse është kaq i përhapur, ende nuk është zbuluar një teknikë e saktë për zhdukjen e tij përfundimtare. Gjithsesi ka shumë produkte që e ndihmojnë organizmin të ruajë rininë dhe të luftojë krijimin e celulitit.

Dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik

Sigurisht që nëse ushqeheni keq dhe nuk kryeni asnjë aktivitet fizik, diçka e tillë do të reflektohet te trupi juaj. Prandaj është e këshillueshme që të paktën 20 minuta në ditë të merreni me një ativitet fizik.

Uthulla e mollës

Gjithçka lidhet me probiotikët dhe aminoacidet që përmban uthulla e mollës, të cilët ndikojnë në ruajtjen e niveleve të kolagjenit. Ky hormon është ai që i jep lëkurës suaj rininë dhe shkëlqimin e duhur. Nëse ju filloni ta shtoni uthullën e mollës në përditshmërinë tuaj, përveç eliminimit të yndyrnave të dëmshme në trup që krijojnë dhajmin, ruani edhe lëkurën tuaj nga celuliti.

Kafeina

Gjetët edhe një arsye tjetër për të justifikuar kafen tuaj të mëngjesit. Kafeina që gjendet te kafeja apo çaji jeshil stimulon systemin nervor që të përdorë më shumë energji, duke e nxitur trupin që të djegë sa më shumë dhjam.

Piperi i kuq djegës

Ky produkt është perfekt për të shpejtuar metabolizmin tuaj, prandaj këshillohet që ta shtoni në recetat tuaja sa më shumë.

Vaji i kokosit

Ekspertët tregojnë se vaji i koksit ka veti fantastike kundër shfaqjes së celulitit. Prandaj këshillohet që në vend të kremrave të shtrenjtë hidratues, ju të masazhoni trupin tuaj me vaj kokosi. Këshu do të keni ushqyer lëkurën me yndyrna të shëndetshme bimore dhe do t’i jepni asaj shkëlqim dhe pigment.

Uji

Një nga metodat më të lehta për të eliminuar celulitin është pikërisht hidratimi. Lëkura si çdo organ tjetër i trupit tonë ka nevojë për ujë. Duke qenë e hidratuar lëkura është më e shëndetshme dhe problemet si celuliti apo rrudhat shfaqen më vonë. Prandaj pini sa më shumë ujë dhe kudo që të shkoni mos harroni të merrni shishen me vete.