Këto ushqime mund t’i hani natën dhe s’do të shtoni peshë
6 Korrik 2020
Lajm i mirë është që shkencëtarët dhe mjekët syjeruan që është përfituese dhe e domosdoshme të hani në mbrëmje. Por për të shmangur shtimin e kilogramëve, ju duhet t’i gjeni produktet që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt.
Vezët
Vezët janë të pasura me proteina që përmbajnë amino-acide dhe që ju ngopin menjëherë. Rekomandohet t’i zieni vezët, por edhe omleti është opsion i mirë për darkë, por nëse i përgatisni me një sasi të vogël të vajit (ose pa të).
Djathë dhe rrush
Një pjesë e vogël e djathit ka vetëm 100 kalori, por do t’ju sjellë shumë benifite, sikurse proteina. Kazeina (proteina e qumështit), ju bën të ndjeheni më të kënaqur dhe është i mirë për shëndetin e muskujve (nëse hani para gjumit). Edhe rrushi, që është i pasur me melatonin, ka benifite për gjumin.
Misri
Para se të flini është më mirë të hani misër të zier sesa të konservuar. Ky produkt do t’ju ndihmojë ta largoni kolesterolin nga trupi. Nuk duhet të vendosni gjalpë apo kripë në këtë produkt.
Peshku
Për darkë, është më mirë të hani peshk. Përshembull, ju mund të zgjedhni peshk të pasur me lëndë ushqyese. Proteinat e peshkut janë të mira për metabolizmin./21Media