I shpikur për herë të parë në vitet 1940, mikrovala është tani një nga pajisjet kryesore të kuzhinës në çdo familje. Megjithatë, ka lloje specifike të ushqimeve që duhet t’i shmangni nga ngrohja në mikrovalë.

Vezët e ziera

Kur ngrohni një vezë të zier në mikrovalë, avulli ndërtohet nga molekulat e ujit duke shkaktuar një grumbullim të presionit. Meqenëse, vezët kanë një membranë dhe lëvozhgë të hollë, ato nuk janë në gjendje të mbajnë të gjithë presionin, i cili mund të çojë në një shpërthim shumë të nxehtë në mikrovalë apo edhe në pjatën tuaj, shkruan bright side, përcjell rtv21.tv

Karrotat

Megjithëse, karrotat mund të gatuhen dhe të nxehen në një mikrovalë, karotat e papërpunuara, veçanërisht ato me lëvore, mund të jenë potencialisht të rrezikshme. Nëse karotat nuk lahen siç duhet dhe kanë ndonjë mbetje të papastërtisë, mund të shkaktojnë shkëndija në mikrovalë. Këto mund të shkaktojnë dëmtime serioze në mikrovalën tuaj nëse ndodh vazhdimisht.

Mishi i përpunuar

Mishrat e përpunuara nuk janë ushqimet më të mira, pasi ato përmbajnë sasi të larta kripe, aditivësh, kimikatesh dhe konservues. Por, kur futni ushqimet e mishrave të përpunuara dhe ushqime të konservuara në mikrovalë, nivelet e kolesterolit tuaj mund të rriten, gjë që mund të çojë në probleme të zemrës. Mënyra më e sigurt për të ngrohur proshutat dhe sallamet tuaja është në skarë ose në tigan.

Uji

Ngrohja e ujit në mikrovalë mund të duket si opsioni juaj më i thjeshtë. Por, studimet tregojnë se shumë raste të djegies vijnë nga uji i djegur që nxehet në mikrovalë, veçanërisht kur merren nga fëmijët. Valët elektromagnetike në një furrë me mikrovalë mund të shkaktojnë mbinxehje të ujit, gjë që i bën molekulat e ujit të paqëndrueshme dhe mund të shkaktojnë zierje intensive dhe madje shpërthime!

Domate & salcë domate

Ashtu si vezët e ziera, domatet mund të shkaktojnë një rrëmujë shpërthyese kur kalojnë shumë kohë në mikrovalë. Për shkak të përmbajtjes së lëngshme në domate të freskëta dhe salcë makarona, grumbullimi i presionit bën që ato të flluskojnë dhe të lëshojnë lëng, duke lënë mikrovalën tuaj të mbuluar me spërkatës të kuq./21Media