Kevin De Bruyne është shpallur lojtari i vitit në Premier Ligë për sezonin 2019/2020.

Ylli i Manchester Cityt ka arritur të mposhtë yjet e Liverpoolit, Sadio Mane, Jordan Henderson e Trent Alexander-Arnold, me këtë të fundit që ka rrëmbyer çmimin për lojtarin më të mirë të ri.

De Bruyne ka pasur paraqitje të shkëlqyera këtë edicion duke arritur të bëjë 20 asistime, me ç’rast mban rekordin me legjendën Thierry Henry për numrin e asistimeve brenda sezonit.