Federata e Futbollit të Kosovës sot në mbledhjen e komitetit ekzekutiv ka marrë vendim të pezullohet Liga e parë dhe e dytë, duke vendosur gjithashtu që asnjë skuadër të mos bie nga liga.

Kundër këtij vendimi të FFK-së doli KF Liria, vendim të cilin e konsiderojnë “diskriminues”.

“Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast. Madje, nga FFK-ja, as që kanë kërkuar ndonjë kosultim me ne, lidhur mevendimin e marrë. Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë.”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Nga KF Liria thonë se do të apelojnë këtë vendim në gjithë instantcat vendore e ndërkombëtare, “si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rast”.

“Njëkohësishtë kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtoj vendimin e marrë, në të kundërtën KF Liria, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe qështjen do ta dërgoj deri në Cas”, thuhet në reagimin e tyre./21Media