Anëtarët e Kuvendit të KF Vëllaznimi, në mbledhjen e fundit kanë marrë vendim unanimisht që KF VËLLAZNIMI nga OJQ ( Organizata Jo Qeveritare ) të kaloj në Shoqëri Aksionare.

Kjo shihet zgjidhja e vetme e problemeve të pafundme financiare që e kanë karakterizuar klubin.

“Duke i analizuar të gjitha çështjet rreth rrugëtimit të klubit prej momentit të themelimit e deri më tani, gjithashtu duke u bazuar në vështirësitë e vazhdueshme për të i siguruar mjetet financiare të kostos së shpenzimeve të domosdoshme për vazhdimin e pjesëmarrjes në gara”, ka bërë të ditur klubi në një postim në Facebook.

Procesi i privatizimit do të fillojë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. /21Media