KFOR-i heq automjetet e bllokuara në veri të vendit: Po rikthejmë lirinë e lëvizjes

Misioni KFOR në Kosovë po heq nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në këtë pjesë.
Sipas njoftimit të KFOR një gjë e tillë po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes.
“Misioni #KFOR po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të #OKB-së”, thuhet në njoftim.
Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga ta, por aty mbetën disa kamionë të djegur.
Vendosja e barrikadave është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë u dërgua në arrest shtëpiak. /21Media

Back to top button