Njëzet e katër topa profesional basketbolli dhe dyzet e tetë sete të përbëra nga bluza, fanella dhe pantallona u dhuruan nga KFOR-i për Klubin e Basketbollit “Trepça”, në Mitrovicën e Jugut.

Dorëzimi u bë në Sallën e Sportit në Mitrovicën Jugore, ku përfaqësuesi i KFOR-it u dhuroi 24 vajzave dhe 24 djemve nga një set.

Misioni i klubit është të bashkojë fëmijë dhe grupe të të rinjve me etni të ndryshme të Kosovës për t’u shoqëruar përmes ushtrimeve dhe garave në basketboll.

Basketbolli është një nga sportet më të popullarizuara në Kosovë dhe programet e KB “Trepçës” përfshijnë 2,000 vajza dhe djem të moshës prej 10 deri në 18 vjeç.

KFOR-i nëpërmjet një komunikate, thotë se do të kontribuojë në aktivitetet e klubit, të cilat gjithashtu përfshijnë kurse specifike për të rinjtë që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian që jetojnë në rajon.

Ngjarja u përmbyllë me një turne tre kundër tre, e cila përfshiu edhe pajisjet e reja.