Ky aktivitet është zhvilluar nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me K.H.F Istogu

Ky aktivitet është zhvilluar nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me K.H.F Istogu

Me rastin e ditëlindjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit të ndjerë të komunës së Istogut për të shtatën herë me radhë është zhvilluar turnir në hendboll për femra ku morën pjesë katër ekipe, prej tyre tri nga Kosova dhe një nga Mali i Zi.

Me këtë rast kryetari i Komunës Haki Rugova falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe qytetarët që ishin të pranishëm në këtë turnir.

Vendin e parë e fitoi K.H.F Istogu, ndërsa K.H.F Nikšić nga Mali i Zi të dytin. Vendi i tretë u nda për K.H.F Vushtrria dhe K.H.F Shqiponja nga Gjakova. Po ashtu u shpallën edhe hendbollisti dhe portieri më e mirë.