Skuadra e Prishtinës në hendboll për meshkuj ka konfirmuar se këtë edicon do të jenë pjesë e garave evropiane.

Nënkampioni i Kosovës, shkruan se tashmë zyrtarisht do të marrin pjesë në EHF European Cup.

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se klubi jonë, KH Prishtina edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e garës EHF European Cup. Kundërshtari i Prishtinës do të kuptohet në muajt në vazhdim. Pjesëmarrja në garat evropiane vjen si rezultat i punës së palodhshme të kryetarit Kolgeci, drejtorit Cela, dhe angazhimit maksimal të të gjithë stafit teknik dhe lojtarëve në sezonën tanimë të përfunduar 2019/2020.”, shkruhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti./kp