Khabib Nurmagomedov mposhti Justin Gaethje në peshat e lehta në UFC 254.

Dueli mes Nurmagomedovit dhe Gaethje u zhvillua në Abu Dhabi, apo më saktë në vendin e quajtur “Fight Island”.

Rundi i parë ndërmjet Khabibit dhe Gaethjes ishte i barabartë.

Rundi i dytë ishte vendimtar për luftëtarin nga Dagestani, i cili pas disa goditjeve, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon.

Gjyqtari i ndeshje u detyrua ta ndërpres meçin duka ia dhënë fitoren Khabibit.

Khabibi ishte i emocionuar pas ndeshjes, duke deklaruar se nuk do të ndeshet më.

“Nuk ka më gjasa që të vij këtu të ndeshem pa babain tim”, u shpreh ai.

Khabibi vazhdon rekordin pa humbje, me 29 fitore nga 29 ndeshje./kallxo