Khanit i ndalohet kandidimi për kryeministër për pesë vjet

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është skualifikuar nga kandidimi për pesë vjet, sipas një deklarate të lëshuar të martën nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit.

Khan është ndaluar pasi u shpall fajtor javën e kaluar në një gjyq për korrupsion dhe u dënua me tre vjet burgim, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Gjyqi lidhet me një hetim të kryer nga komisioni zgjedhor i cili e shpalli Khan fajtor për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore gjatë mandatit të tij si kryeministër nga 2018 deri në 2022.

Khan u arrestua në shtëpinë e tij në Lahore pas vendimit të gjykatës të shtunën dhe u transportua në kryeqytetin Islamabad.

Ish-ylli i kriketit, i kthyer në politikan populist, ka mohuar vazhdimisht se ka bërë keqbërje. Partia e tij PTI tha gjatë fundjavës se kishte paraqitur një apel në Gjykatën e Lartë kundër vendimit.

Në një video të regjistruar para arrestimit të tij të shtunën, Khan u kërkoi mbështetësve të protestojnë në mënyrë paqësore për të siguruar “lirinë dhe të drejtat e tyre të njeriut”.

Khan, 70 vjeç, u rrëzua në një votë mosbesimi parlamentar vitin e kaluar dhe që atëherë ka udhëhequr një fushatë populiste kundër qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Shehbaz Sharif, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me udhëheqës të lartë ushtarakë për ta hequr atë nga detyra dhe për ta mbajtur të mbyllur jashtë politikës.

Qeveria e Pakistanit mohoi se arrestimi i tij ishte i motivuar politikisht ose një përpjekje për ta ndaluar atë të marrë pjesë në zgjedhjet e mëvonshme të këtij viti. /21Media

Back to top button