Khloe Kardashian u shfaq me një unazë diamanti, duke bërë të ditur kështu rikthimin me Tristan Thompson, për ditëlindjen e tij të 30-të.

Khloe së fundi u rikthye me babain e vajzës së saj, pas një skandali nga Tristan, që shkaktoi ndarjen e çiftit.

Në fotot e postuara në rrjete sociale, shihej Khloe pranë Tristan, në ditëlindjen e tij të 30-të, ku shkroi: “Ata që janë bërë për njëri-tjetrin kalojnë gjithçka që mundohet t’i ndaj, për t’u rikthyer më të fuqishëm se sa kanë qenë”.

Ndërkohë, gjatë të së njejtës paraqitje ajo shtoi:” Faleminderit që më tregove gjithçka që më ke premtuar. Për babain e mrekullueshëm që je, shoku im më i mirë, jam falenderuese që mund të bëjë gjithçka me ty.”

Khloe po ashtu, konfirmoi edhe diçka tjetër në lidhje me surrogaten, ajo tha se është në diskutime dhe se mendon të ketë një fëmijë tjetër me Tristan.

“Ti po i beson një surrogateje fëmijën tënd të palindur dhe është me të vërtetë e frikshme”, tha Khloe.

Tristan tha se, “marrëdhënia jonë nuk është sekrete, por as për t’u bërë shumë publike”./21Media