Familja Kardashian njihet për festat e mëdha luksoze dhe nuk do të anuloj planet për festa as në kohë pandemie.

Khloe Kardashian është përballur me një reagim të ashpër nga adhuruesit e saj, pasi ajo ka shprehur publikisht dëshirën për të organizuar një festë për Krishtlindje.

Kur u pyet nga një ndjekës nëse festa e Krishtlindjes do të anulohej këtë vit, Khloe u përgjigj: “Lutem që jo! Mendoj se do të jetë shumë më e vogël. Dhe unë jam shumë në rregull me këtë gjë! Por ne do e festojmë me patjetër Krishtlindjen! Thjesht duhet të jetë e vogël dhe e sigurt. Ndoshta do të bëjmë teste të shpejta Covid-i para festës. Duhet të mendojmë çfarë është më e sigurt”.

Përgjigja e Khloe solli reagime akoma më të ashpra, pasi adhuruesit e saj nuk u ka pëlqyer që testet e Covid të përdoren për këtë qëllim kur miliona amerikanë po dorëzohen para virusit.

Ndryshe, pas publikimit të disa fotografive të vetes, të dashurit të saj Tristan Thompson si dhe të vajzës së tyre, True, dy vjeçe, të cilat i realizuan për festën e Halloween, u pretendua se Khloe është shtatzënë.

Mirëpo ylli televiziv me profesionalizëm hodhi thashethemet duke e drejtuar fansen të hidhte një vështrim në stomakun e saj.

“Epo, fiziku im thotë ndryshe vogëlushe”, u përgjigj Khloe./21Media