Lideri i grupit militant pakistanez, Omar Khalid Khorasani, është vrarë sot, nga sulmet ajërore të SHBA-së

Lideri i grupit militant pakistanez, Omar Khalid Khorasani, është vrarë sot, nga sulmet ajërore të SHBA-së

Khorasani ishte i akuzuar për disa sulme vdekjeprurëse me bomba në Pakistan dhe është vrarë në një aksion me dron të SHBA-së në Afganistan, ka konfirmuar një zëdhënës i grupit ekstremist.

Asad Mansoor, një zëdhënës i grupit militant Jamaat-ul-Ahrar (JuA), më 19 tetor i tha agjensisë së lajmeve Reuters se udhëheqësi Omar Khalid Khorasani ka vdekur më parë gjatë ditës.

Tetë komandantë të tjerë të lartë të grupit JuA thuhet se u vranë në sulmet ajërore me dron në Khorasani. Pentagoni ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi vrasjet.

Khorasani ishte organizatori i dyshuar i një sulmi terrorist të dhjetorit 2014 në një shkollë të Peshaëarut që vrau 147 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.