Kica-Xhelili: Kushtetuesja s’po i pëlqen Haxhiut pasi ka filluar t’i evidentojë shkeljet e saj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, tani nuk po i pëlqejnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pasi ka filluar t’i evidentojë shkeljet e saj.

Ajo e ka përmendur rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe 22 shkeljet që Kushtetuesja i ka gjetur në marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin, vendime këto që Kica-Xhelili thotë se i shkuan përshtati Vetëvendosjes e tash, sipas saj, Haxhiu po befasohet po nga kjo gjykatë.

Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu.

“Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës.*** Por – kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentoj shkeljet e Ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet. Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja që ka kaluar nga VV-ja në LDK ka thënë se është fat që “kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat e Doarsat”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk është pajtuar me vendimin e së premtes të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Back to top button