​Kica- Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rastin e 2 vjetorit të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) në qeveri ka filluar t’i numëroj ato që kjo parti i quan “dështime të partisë në pushtet”.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka folur për drejtësi me ç’rast ka folur për Vetingun, Byronë, dinjitetin në drejtësi dhe padinë për gjenocid.

“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”, ka thënë ndër të tjerash deputetja Kica Xhelili.

Ajo po ashtu ka theksuar se “Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid. Përkundrazi pushteti u pajtua për tejkalim të së kaluarës. Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës”./21Media

Back to top button