Kaloni te përmbajtja kryesore

Kica Xhelili: Pas zgjedhjeve me LVV-në flasim vetëm për presidentin

(Lajm i përditësuar)

Kica Xhelili: Pas zgjedhjeve me LVV-në flasim vetëm për presidentin

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në emisionin “Click” në RTV21 tha se pas zgjedhjeve nëse LVV-ja do të dilte e para, LDK-ja më tutje do të bisedonte vetëm për gjetjen e emrit për president.

“Do të ishte naive politikisht të flitet për çështje tjera duke e ditur se presidenti mund të shkaktonte zgjedhje të reja”, tha ajo.

Blloku opozitar ndaj LVV, Kica Xhelili: Nuk i kemi pasur numrat, është pranuar në tavolina private

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk kanë ekzistuar kurrë numrat për të bërë bllok opozitar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kanë qenë numrat, nuk i kemi pasur numrat, unë po ju tregoj se numrat nuk i kemi pasur dhe në tavolina private është pranuar që nuk janë numrat”, tha ajo.

Kica Xhelili për mos përfshirjen e Veliut në listën e 2025: Nuk ka ardhur si emër nga dega e Podujevës

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në emisionin “Click” në RTV21 komentoi kthimin e Agim Veliut në këtë subjekt politik.

“Zotëri Veliu nuk mund t’i bashkohet LDK-së sepse ai është në LDK, kur kemi folur për bashkimin kemi folur me ata që nuk kanë qenë në LDK”, tha ajo.

Duke iu referuar postimit të Veliut, i cili ka thënë se në 2025 LDK-ja nuk e pranoi në listën për deputet, Kica Xhelili tha se kanë qenë degët ato që kanë nominuar.

“Nuk ka ardhur si emër nga dega në Podujevë”, tha ajo.

Kica Xhelili për Kurtin: I pangopur për pushtet

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në emisionin “Click” në RTV21 akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për pangopshmëri për pushtet.

“Fakti që e ka dashur detyrimisht presidentin, duke ia injoruar 51% të votuesve të vet, parameno 52% i tha nuk po më duhet më sepse po e dua presidentin, pavarësisht që unë dola në zgjedhje thashë më bëni kryeministër me 51% apo më tepër nuk po më intereson vota juaj po e dua presidentin dhe të gjitha”, tha ajo.

Ajo tha se LVV-ja po e zhbën demokracinë përmes kapjes së institucioneve të pavarura.

“Është bërë shumë i dukshëm faji”, Kica Xhelili për shkuarjen në zgjedhje

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në emisionin “Click” në RTV21 tha se pushteti vazhdimisht po kërkon një kalë troje të fajësimit të zgjedhjeve.

“Sepse ne edhe vitin e kaluar kemi insistuar që në qoftë se ti 50 herë insiston që të votohet një kandidat për kryetar të Kuvendit që nuk e ka shumicën parlamentare dhe të biesh ndesh me Kushtetutën nuk mund t’ia mveshësh fajin opozitës. Nuk po mbajnë mend mjaftueshëm, por Lëvizja Vetëvendosje që po synon që opozita duhet t’i bëjë numrat për gjithçka është pikërisht parti politike që pushteteve të mëparshme nuk i ka bërë numrat për asgjë”, tha ajo.

Kica Xhelili tha se pushteti ka faj që vendi po shkon në zgjedhje.

“Sa i përket kësaj radhe pse po shkojmë në zgjedhje është bërë shumë e dukshme dhe po besoj që nëse kësaj here nuk kuptohet se nuk kemi faj pse po shkojmë në zgjedhje atëherë nuk di çfarë rasti tjetër do duhet të ishte më bindës”, u shpreh ajo.

Kica Xhelili për Osmanin: Nuk tërhiqemi nga kritikat e as nga mbështetja

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) komentoi kthimin e Vjosa Osmanit në këtë subjekt politik.

Kica Xhelili në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk tërhiqen nga kritikat që i kanë pasur për Osmanin gjatë kohës sa ishte presidente, por as nga mbështetja që i kanë dhënë në momente të caktuara.

“Unë jam e lumtur që reflektimi politik i njerëzve të ndryshëm në politikë po drejton bindjen që LDK është shpëtim për gjendjen që është Kosova sot…”, tha ajo.

Kica Xhelili: Pushteti po ndihet në siklet, andaj po përdor linçime

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisionin “Click” në RTV21 tha se pushteti po ndihet në siklet, andaj po përdor linçime.

“Në momentin që ke nevojë të përdorësh linçime publike duhet të jesh në siklet, sepse nëse ke rehati elektorale dhe konsideron se argumentet tua politike, aq më tepër kur ke qenë në pushtet, do të duhet të kesh punë të mjaftueshme për t’u shfaqur si kundërargument oponentëve të tu, do të duhej të mjaftonin si betejë politike. Por në momentin që jo, bëhet e pamjaftueshme, nënkupton që ke një siklet që duhet të përdorësh linçim”, tha ajo.

“Diskursi i përçarjes po sjell reagime të tilla”, Kica Xhelili komenton incidentin LVV–Lushtaku

Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës komentoi situatën në Skenderaj, konkretisht incidentin mes Hysni Mehanit nga LVV-ja dhe kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Ajo në emisionin “Click” në RTV21 tha se diskursi publik është përçarës dhe se kjo ka kohë që po vazhdon. Duke shtuar se dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk e përkrah atë, Kica Xhelili megjithatë shtoi se sipas saj edhe figurat publike janë njerëz dhe mund të shpërthejnë në një moment të caktuar.

“Dhe natyrisht kur ushqehet vazhdimisht një nxitje dhe një përçarje e tillë mund të presim edhe reaksione të tilla, sepse fundja duke qenë figura publike kemi një standard që do të duhej ta mbanim sepse ne shërbejmë si shembull për pjesën tjetër të shoqërisë. Por megjithatë çka nuk mund të harrojmë është se në momente të caktuara edhe ne e shpërfaqim pjesën tonë të të qenit njerëz, para se gjithave”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button