Kida ka një mesazh për fansat
20 Maj 2019
"Faleminderit shumë të gjithëve për dashnin e madhe!"
“Faleminderit shumë të gjithëve për dashnin e madhe!”
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Kida sot ka vendosur t’i falënderojë fansat e saj për mbështetjen që ia dhanë pasi që lansoi këngën e re, “Dejavu”.
Kida këtë e ka bërë përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës, përcjell rtv21.tv
“A m’ke bo magji ti? Faleminderit shume te gjithve per dashnin e madhe! Ju dua♥️”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara.
“Dejavu” është publikuar dje në bashkëpunim me rep-artistin e njohur shqiptar, Lyrical Son dhe deri më tani numëron mbi 868 mijë klikime në kanalin Youtube. Ky është projekti i parë i Kidës për vitin 2019 dhe pritet të jetë njëri ndër hitet e verës./21Media