Këngëtarja simpatike dhe mjaft e dashur nga publiku shqiptar, Orhidea Latifi-Kida shquhet për zërin e veçantë. Përveç zërit, artistja ka edhe stil të veçantë, i cili iu pëlqen mjaft fansave të saj.

Në rrjete sociale artistja po tregohet mjaft aktive, me publikimin e imazheve të shumta nga jeta private dhe profesionale e saj.

Sot, këngëtarja e hiteve të shumta ka publikuar tri imazhe, në të cilat duket shumë më ndryshe se që jeni mësuar ta shihni. E grimuar bukur dhe me stil ndryshe të flokëve, Kida duket mjaft bukur në fotografitë që ka publikuar për 1 milion e 700 mijë ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Kidës është “Edhe sa”. Projekti është publikuar më 1 shtator dhe deri tani në Youtube ka mbi 9 milionë klikime./21Media