Kida nis punën për një projekt të ri muzikor
26 Janar 2021
Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Kida nuk ka zbuluar asgjë për projektin e ri që është duke e punuar.
“Drunk” është projekti i fundit muzikor nga Kida. Kënga e publikuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur të grumbullojë mbi dhjetë milionë klikime në YouTube./21Media