Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Edhe sa” titullohet kënga e re nga Kida, e cila vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin e njohur Mozzik.

Pjesë e videoklipit të këngës “Edhe sa” janë femrat e përfolura të showbizit, Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.

Ndryshe, projekti muzikor “PP” që Kida e solli në bashkëpunim me reperin e njohur Mozzik ka arritur mbi 31 milionë klikime në Youtube./21Media