“Kush është në pritje të këngës së re”

“Kush është në pritje të këngës së re”

Këngëtarja e mirënjohur, Orhidea Latifi- Kida në janar të këtij viti ka përfunduar kontratën me labelin “On Records”.

Kurse me anë të një postimi në Instagram, Kida ka treguar se është duke punuar në këngën e re.

Këngëtarja ka pyetur fansat nëse janë gati për këngën e re të saj, shkruan rtv21.tv

“Kush është në pritje të këngës së re?”, ka shkruar Kida në Instagram.

Ndryshe, Kida karrierën muzikore e ka nisur pikërisht me “OnRecords “nga ku korri shumë suksese, shumica e këngëve të saj u bënë hite si “M’ke rrejt”, “Anderr” , ‘Merri krejt” e të tjera. Kida pati edhe bashkëpunime me artistë të tjerë.

Kënga “Rikthejmë” me MC Kreshën i dha asaj famë të madhe, e vlen të theksohet edhe bashkëpunimi me Xhensila Myrtezajn me këngën “Uh Baby”./ 21Media