Bashkëpunimi “Panorama/Pishmon”, nga Kida dhe Mozzik i publikuar me 3 korrik ka arritur mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube.

Për tekstin është kujdesur reperi Mozzik, edhe për versionin “Paranoia”, edhe për atë “Pishmon”.

Sot përmes një videoje, Kida tregoi se çfarë ndodhi gjatë xhirimeve, teksa shkëputi momente kur nuk mund të xhironin nga të qeshurat.

“Prapa skenave, 10 milionë”, është mbishkrimi që Kida ia ka lënë kësaj videos.

 

View this post on Instagram

 

Behind the scenes #10M ❤️🤣 @mozzik

A post shared by KIDA (@kida) on

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi që Kida dhe Mozzik kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. “Premtimet” është një prej hiteve të tyre të mëdha të publikuara para katër vitesh dhe që numëron mbi 49 milionë klikime në YouTube. /21Media