Artisti i njohur, Kidda lansoi tri projekte muzikore në vitin 2020 të cilat u pëlqyen shumë në tregun vendas, por jo vetëm.

Kënga “Qa po thu” e cila është publikuar më 9 janar ka arritur rreth 5 milionë klikime, ndërsa kënga e titulluar “Loca” e publikuar më 24 prill ka arritur mbi 23 milionë klikime.

Kurse kënga “Malli” e cila numëron mbi 36 milionë klikime në Youtube ka marrë vëmendjen në gjitha top listat në Gjermani, Zvicër dhe Francë. Ky projekt është nënshkruar për distribuim nga Sony Music Germany dhe po konsiderohet projekt me potencial për Mega Hit në mbarë shtetet e Evropës dhe më gjerë.

Po ashtu së fundmi Kidda ka ndarë disa pamje në Instagram duke paralajmëruar se është duke punuar edhe me artistin Dardan, i cili është një ndër artistët më në zë në tregun Gjerman në muzikën hiphop.

Hajriz Bajrami menaxheri i artistit Kidda ka theksuar se gjatë të gjitha diskutimeve me Sony Music që ka udhëhequr për artistin KIDDA ka pritshmëri të larta nga Sony Music se KIDDA do të jetë një zë i ri dhe mirëpritur në tregun Evropian dhe me gjerë.

Hajriz Bajrami theksoi se artisti KIDDA do të ketë bashkëpunim me artistë nga Gjermania, Franca dhe Anglia në vitin 2021./21Media