Kim Kardashian dhe Kanye West kanë bërë një marrëveshje me një nënë surrogate për të lindur fëmijën e tyre të tretë

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë bërë një marrëveshje me një nënë surrogate për të lindur fëmijën e tyre të tretë

TMZ ka mësuar se Kim ka një gjendje mjekësore të njohur si ‘placenta accreta’ që shkakton rrezik jete në shkas të një shtatzënie të mundshme. Kështu që Kim dhe Kanye kanë gjetur një nënë surrogate përmes një agjencie që do ta paguajnë 45 mijë dollarë për 10 muaj nga 4 mijë e 500 dollarë në muaj.

Nëse është më shumë se një fëmijë nëna surrogate pranon 5 mijë dollarë më tepër, nëse ajo humb programet reproduktive gruaja do të pranojë 4 mijë dollarë, si dhe depozita e çiftit Kardashian/West në agjenci duhet të jetë 68 mijë e 850 euro, shkruan rtv21.tv.

Nëna surrogate nuk guxon të konsumojë duhan, alkool e as droga gjatë shtatzënisë. Ajo gjithashtu ndalohet nga çdo aktivitet seksual në javët para shtatzënisë. Ajo nuk guxon që të hyjë në sauna të nxehta e as në xhakuzi.

Marrëveshja cakton se Kim e Kanye do të jenë përgjegjës për çdo fëmijë që lind, një ose më shumë, me apo deformitete./21Media