Kim Kardashian ka bërë kërkesë për divorc nga reperi Kanye West, sipas raporteve në mediat amerikane.

Çifti është martuar për gati shtatë vjet dhe kanë katër fëmijë së bashku, transmeton rtv21.tv.

Raportet në mediat amerikane thonë se 40 vjeçarja, ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Asnjëri nuk ka komentuar publikisht./21Media