Kim Kardashian, ka qenë emër i përfolur në të gjitha kohërat, e sidomos së fundmi pas ndarjes nga Kanye West.

Në episodin e fundit të “KUWTK”, ajo tregoi se dështoi për herë të dytë në një provim të vitit të parë.

Kim, e cila është duke studiuar drejtësi, është shprehur se dëshiron të hap firmën e saj në këtë lëmi.

“Kam rënë dhe nuk duhet të stresohem për këtë”, tha Kim.

Ndërkohë, ende nuk ka përfunduar procesi i divorcit të Kim dhe Kanye edhe zyrtarisht, por gjithçka po shkon sipas procedurës.

Kim dhe Kanye, kanë qenë qenë të martuar për shtatë vjet dhe kanë katër fëmijë./21Media