Kim Kardashian fillon të qaj në emisionin e David Letterman
8 Tetor 2020
Kim Kardashian do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “My Next Guess Needs No Introduction” të David Letterman.
Në promon e emisionit, ylli “Keeping Up With The Kardashians” dhe Letterman shfaqen duke u argëtuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që ajo i mëson prezantuesit si të bëjë një selfie.
Intervista duket se ka marrë një tjetër kthese gjatë bisedës në studio, pasi Kim është shfaqur duke u përlotur.
“Jo, jo, jo, jo. Je mirë?”, i thotë David për ta qetësuar.
“Nuk e di pse po qaj, kam folur edhe më parë për këtë gjë”, përgjigjet Kim. Në promon e emisionit nuk zbulohet arsyeja e përlotjes së saj./21Media