Kim Kardashian ka përkujtuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001. 39-vjeçarja përmes një storie në Instagram u shpreh: “Mos e harroni kurrë 11 shtatorin. U dërgoj dashuri dhe dritë secilit sot”, shkroi ajo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe mbarë bota përkujtuan dje 19-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani./21Media