Kim Kardashian West u ribashkua me burrin e saj, Kanye West të hënën, pasi udhëtoi në Wyoming, ku ajo u fotografua duke qarë gjatë një bisede me reperin me probleme.

Ylli televiziv 39-vjeçare u shfaq e dëshpëruar dhe duke qarë, ndërsa foli me Kanye, 43 vjeç, në një veturë pas tubimit të tij të fushatës politike dhe diskutimit se si ata dikur donin të abortonin fëmijën dhe la të kuptohej se Kim kishte afera me reperin Meek Mill, për të cilën Kanye ka kërkuar falje publikisht, transmeton rtv21.tv.

Është hera e parë që çifti i martuar është fotografuar së bashku që nga tubimi i fushatës që West bëri në Karolinën e Jugut një javë më parë.

Kim Kardashian West ka folur publikisht për çështjet e shëndetit mendor të burrit të saj, Kanye pas një seri deklaratash të çrregullta të cilat ai i bëri ditëve të fundit. Ajo shkroi në Instagram: “Siç e dini shumë nga ju, Kanye ka çrregullim bipolar. Kushdo që e ka këtë ose ka një të dashur në jetën e tyre që vuan nga çrregullimi bipolar e di sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme është të kuptosh. Ai është një “person i shkëlqyer, por i ndërlikuar, fjalët e të cilit ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij”./21Media