Kim Kardashian po qëndron zgjuar deri në orët e vona për të studiuar ligjin me një fokus në temën e shpifjes.

Ylli televiziv e cila ishte bija e një avokati, po studion juridikun me disa profesorë të Kalifornisë për t’u përgatitur për provimin e jurisprudencës, shkruan DailyMail.

Kim ka publikuar në InstaStory imazhe ku tregon se po bënte mësimet deri vonë.

2020-ta për Kim-in nuk ishte një vit i lehtë. Përveç përballjes me pandeminë, ajo pati vështirësi edhe në lidhjen e saj me bashkëshortin Kanye West. Ky i fundit kishte probleme me shëndetin mendor.

Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku./21Media