Kim edhe njëherë dëshmon antipatinë ndaj Trump-it

Kim edhe njëherë dëshmon antipatinë ndaj Trump-it

Kim Kardashian disa herë ka bërë publike se ajo nuk e mbështet aspak presidentin Trump. Ajo në intervistën e bërë për revistën “Interview”, ka thënë se beson që edhe vajza e saj 4 vjeçare do ta drejtonte më mirë SHBA-në.

“Çdokush mund të drejtojë më mirë SHBA-në”, tha ajo në kuadër të numrit më të ri të revistës. “Vajza ime do të ishte më e mirë, kemi punuar kaq shumë për të arritur ku jemi dhe për të qenë kaq shumë krenarë për vendin tonë dhe kthimi prapa është gjëja më frustruese”, ka thënë ajo.

Kim gjithashtu ka shtuar se nuk ndihesh e sigurt për vendin tënd kur ke një president sikur Trump.

Ndryshe prej bashkëshortes së tij, Kanye West ka thënë se ai nuk ka dal në votime, mirëpo nëse do ta bënte, ai do ta kishte votuar për Trump./21Media