Yjet e Bayernit, Kimmich, Goretzka dhe Sule garojnë te “Kush do të bëhet milioner?”

Kur bie fjala për gjëra jashtë futbollit, ndoshta në raste yjet e futbollit nuk janë më të mirët, por kjo nuk vlen për yjet e Bayernit, ku mesfushorët Kimmich dhe Goretzka dhe mbrojtësi Sule janë paraqitur në një episod të “Kush do bëhet milioner?”.

Dyshja e mesfushorëve të Bayernit, Kimmich dhe Goretzka janë bërë në ekip vetëm për të kënaqur publikun, ku arritën të fitonin 64,000 euro të sigurta, duke mos shkuar më lartë se pyetja për 125,000 euro në kuizin e famshëm.

Bashkë lojtari i tyre, Nicklas Sule u bë bashkë me mbrojtësin e RB Leipzig, Lukas Klostermann dhe së bashku arritën të fitonin një shumë prej 125,000 eurosh.

Portieri i Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp dhe ish lojtari gjerman Oliver Bierhoff, i cili tani është udhëheqës i programit nuk arritën ta bënin më të mirën ku arkëtuan vetëm 32,000 euro.

Kjo nuk është hera e parë që yjet e Gjermanisë janë ulur në karrigen e famshme. Gardiani i “Bavarezëve”, Manuel Neuer në vitin 2011 u paraqit për “Kush do bëhet milioner?” për qëllime bamirësie ku kishte arritur të fitonte 500,000 euro, ndërsa para pesë vitesh Lukas Podolski arriti të grumbullonte vetëm 125,000 euro.