Kina ka rikthyer një bllokim të rreptë afër Pekinit, duke izoluar rreth 400,000 njerëz, pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Kufizimet kanë hyrë në fuqi në vendin Anxin në provincën Hebei afër kryeqytetit, shkruan rtv21.tv.

Për të shmangur një valë të dytë, madje edhe zhurmët e vogla janë marrë shumë seriozisht nga autoritetet shëndetësore të vendit.

Zyrtarët njoftuan të dielën se Anxin do të “mbyllet plotësisht dhe kontrollohet”.

Vetëm punëtorët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa nga një anëtar i një familjeje lejohet të dalë një herë në ditë për të bërë blerje.

Asnjë banor jo-rezident nuk do të lejohet të hyjë në ndërtesa, bashkësi ose fshatra. Autoritetet kanë paralajmëruar se kushdo që shkel rregullat do të ndëshkohet nga policia.

Anxin është rreth 150 km në jug të Pekinit. Mediat kineze thonë se ka pasur 18 raste që nga fillimi i rritjes së fundit në Pekin, dy javë më parë.

Zona nuk është aq e populluar sa qendrat e mëdha urbane të Kinës dhe ekspertët lokalë të shëndetit thanë që janë optimistë se përhapja mund të ndalohej./21Media