Gjendja me pandeminë në Kinë është nën kontroll. Kur jemi te kjo, kinematë janë duke funksionuar me gjysmë kapaciteti, por dashamirët e kinemave ndihmuan që të arrihet rekordi në arkat filmike për muajin shkurt, ku tregu vendor ia kaloi konkurrentëve hollivudian.

Me fjalë të tjera, muaji shkurt shënoi rekord për më së shumti shitje të biletave, deri më tani nga të cilat u fituan 1.73 miliard dollarë amerikan.

Kina, edhe vitin e kaluar ia kaloi SHBA-ve me shitje të biletave pasi që arka filmike amerikane u godit fuqishëm për shkak të mbylljes së kinemave si pasojë e COVID-19.

Kinematë kineze u rihapën kah mesi i vitit, dhe prej atëherë, numri i dashamirëve të filmave u shtua dukshëm.

Në anën tjetër, edhe shfaqja e bllokbasterëve hollivudian gjatë muajve të kaluar duket se ka ndihmuar në masë të madhe tregun kinez.

Menaxherja për marketing në kinemanë Poly në Tianamen, Chu Donglei, me këtë rast ka treguar se njerëzit u detyruan të qëndrojnë në Pekin për Vitin e Ri të Hënës, kështu që shkuarja e tyre në kinema u bë zgjedhja e vetme për argëtim.

Sipas rrjetit për të dhënat rreth kinemasë, 95%  e biletave u shitën për shtatë filma të zgjedhur të cilët u lansuan gjatë festivalit të Vitit të Ri të Hënës, i cili filloi me 12 shkurt.

Një student kolegji me këtë rast tha se përvoja që pati në kinema ishte më se e mirëseardhur pas qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë. Ai tha se është mërzitur në shtëpi. “As në shtëpi nuk është në rregull të qëndrojë tërë kohën e të shohë filma”, ka thënë ai.

Wang Xiaoyu, e cila punon në industrinë e filmit në Kinë, ka arritur të shohë vetëm një film në këtë periudhë, pasi që mezi ka siguruar biletë, kjo për shkak të kërkesave të mëdha. Ajo ka thënë se është shumë e lumtur që u kthye sërish atmosfera në kinema.

Fu Yalong është zëvendës menaxher i përgjithshëm nga qenda Solution Center (Sollushen Senter). Ai ka sqaruar se gjatë fesitvalit të Vitit të Ri të Hënës janë shfqur filma të zhanreve të ndryshme, dhe audienca është ndarë e kënaqur me ta. “Të shohësh film në kinema është zgjedhje me vend”, ka thënë ai.

Fu Yalong është i lumtur që edhe pse në pandemi, ia kanë dalë që të shesin bileta për filma. Kjo është arritje e madhe për ta, ka thënë ai.

Kina vitin e kaluar u bë tregu më i madh i filmave, duke shitur kështu 2.7 miliard dollarë amerikan, krahasuar me tregun në SHBA, ku u shitën 2.3 miliard dollarë.

Sa i përket gjendjes me virusin korona, ka ditë që Kina nuk ka raportuar për raste të infektuara./21Media