Kina refuzon të dënojë Rusinë

Aleati rus për një kohë të gjatë, Kina, ende po refuzon të dënojë Rusinë, me ministrinë e saj të jashtme që refuzon ta quajë veprimin e Rusisë kundër Ukrainës një “pushtim”.
Në një konferencë të përditshme të lajmeve në Pekin, zëdhënësi Wang Wenbin përsëriti qëndrimin e Kinës se ndërsa respekton integritetin territorial të të gjitha vendeve, ajo kupton gjithashtu “shqetësimet legjitime të Rusisë për çështjet e sigurisë”, transmeton rtv21.tv.
Ai shtoi se Kina ende e njeh Ukrainën si një shtet legjitim dhe besonte se dera për një zgjidhje politike ende nuk ishte mbyllur në Ukrainë, por nuk dha sugjerime se si mund të zhvillohet dialogu.
Ai gjithashtu nuk tha nëse Pekini do të njihte apo jo republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
Sa i përket sanksioneve, ai tha se që nga viti 2011, SHBA-të kanë vendosur më shumë se 100 sanksione ndaj Rusisë, por ato nuk kanë funksionuar dhe se sanksionet do të shkaktojnë vetëm vuajtje./21Media

Back to top button